KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Merkel dhe Holond paralajmëruan për rrezikun nga nacionalizmi
Merkel dhe Holond paralajmëruan për rrezikun nga nacionalizmi

Merkel dhe Holond paralajmëruan për rrezikun nga nacionalizmi

Udhëheqësit e Francës dhe Gjermanisë lëshuan të mërkurën një thirrje të fortë në parlamentin evropian për më tepër unitet për ti bërë ballë sfidës së emigracionit. Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti Francez Fransua Holond u detyruan të flasin para ligjëvënësve evropiane pasi vendet e Evropës Qëndrore dhe lindore nuk e pranuan një plan për shpërndarjen e emigrantëve sipas kuotave. Ata paralajmëruan për rrezikun nga nacionalizmi. “Evropa jo vetëm që do t’ia dalë mbanë në luftimin e shkaqeve të emigracionit, por kjo vetëm nëse punojmë së bashku”, tha ajo. Merkeli foli ashpër kundër disa politikaneve nacionalistë. “Duhet t’i shohim refugjatët si njerëz, jo si masë anonime, pavarësisht faktit nëse kanë apo jo të drejtë të qëndrojnë”, tha ajo. Kurse presidenti Holand foli për rrezikun e rikthimit te kufijve nacionaliste. “Evropa nuk mund të ngrejë më mure brenda vetes”, tha ai. “Evropa po tregohet e ngadaltë në përgjigje dhe në kuptimin se tragjeditë në Lindjen e Mesme apo Afrikë ndikojnë drejtpërdrejt mbi të. Ajo që na duhet është më tepër Evropë dhe jo me pak”, tha udheheqësit në fjalimin e parë të përbashkët në parlamentin evropian që nga viti 1989 kur presdidenti francez Miteran dhe kancelari gjerman Kol folën për rënien e Murit të Berlinit. Dy udhëheqesit folën edhe për mbështjetje për Turqinë, për zgjidhjen e krizës në Ukrainë dhe ndihmën financiare për Greqinë, ndërkohë që gjatë fjalimit, jo të gjithë ishin dakord me ta dhe në sallë u shfaqën parrulla kundër BE-së si ato për shkëputjen e Britanise nga Bashkimi Evropian, kundër masave te kursimit apo pro njohjes së Palestinës si shtet.