KRYEFAQJA » LAJME » Merkel fton Ramën në Berlin
Merkel fton Ramën në Berlin

Merkel fton Ramën në Berlin

Kryeministri Edi Rama mbërrin në Berlin në një ditë të shënuar, Festën e Flamurit me ftesë të kancelares Angela Merkel. Kjo ftese vjen për marrjen e mundshme të njoftimit për çeljen e negociatave të antarësimit të Shqipërisë me BE. Ai do pritet me truproja nderi në Aeroportin Tegel të Berlinit.
Pasditen e 28 nëntorit kryeministri Rama do të takohet me kancelaren Merkel dhe kreun e Bundestagut, Lamert, me të cilët do të qartësojë edhe qëndrimin e Gjermanisë në lidhje me rrugën europiane të Shqipërisë. Kjo sidomos pas deklaratave të pak ditëve më parë të kryetarit të komisionit të jashtëm në Bundestag‎, që ngritën jo pak polemika në ambjentin e brendshëm politike të Tiranës.
Kryeministri Rama ka patur takime intensive gjatë 3 viteve në krye të qeverise shqiptare me kancelaren Merkel, iniciuesen e “Procesit të Berlinit” për intergimin e vendeve të Ballkanit Perendimor në BE. Në vizitën e tij në Berlin zoti Rama shoqërohet nga ministrja e integrimit Klajda Gjosha dhe ministri i jashtëm Ditmir Bushati.  Midis zonjës Merkel dhe zotit Rama parashikohet edhe një konferencë shtypi.