KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Merkel: Gjermania të përballojë sfidat
Merkel: Gjermania të përballojë sfidat

Merkel: Gjermania të përballojë sfidat

Kancelarja Angela Merkel foli të enjten para Bundestagut në Berlin duke thënë se përfitimet e mundshme nga fluksi i emigrantëve duhet të jetë më i madh se rreziqet që vijnë prej tij. “Mundësitë janë më të mëdha se rreziqet, thjesht duhet ti dallojmë e t’i shfrytëzojmë, tha zonja Merkel në një fjalim vetëm pak orë pas mbylljes së samitit të BE-së. Blloku ka ende nevojë për një sistem të përhershëm shpërndarjeje të refugjatëve në shtetet anëtare, tha kancelarja. “Gjermania mund ti përballojë këto sfida, kush me mirë se ne e ka fuqinë për t’a bërë këtë” u tha ajo ligjvënësve duke iu referuar faktit se gjermania ka dalë këto muaj si destinacioni kryesor i refugjatëve nga Lindja e Mesme dhe Ballkani. “Duke parë shifrat e njerëzve të zhvendosur nga shtëpitë e tyre, e kuptojmë që kjo nuk është vetëm një sfidë e Gjermanisë apo e Evropës, por sfidë globale e cila kërkon që çdo rajon, çdo vend, çdo nivel politik të japë ndihmesën e vet” porositi kancelarja Angela Merkel.