KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Merkel, Hollande, Renzi: Siguria dhe rritja ekonomike, kyç në ruajtjen e projektit të Europës së bashkuar
Merkel, Hollande, Renzi
EPA/WOLFGANG KUMM

Merkel, Hollande, Renzi: Siguria dhe rritja ekonomike, kyç në ruajtjen e projektit të Europës së bashkuar

Çështjet e sigurisë dhe zhvillimit ekonomik në kuadër të ruajtjes së projektit të Europës së bashkuar, kanë qenë në fokus të bisedimeve pasditen e së hënës mes Kryeministrit italian Mateo Renzi, organizator i ketij takimi dhe Kancelares gjermane Angela Merkel e Presidentit francez Fransua Hollonde.Kancelarja Merkel theksoi se përforcimi i sigurisë, ruajtja e kufijve të Europes, lufta ndaj terrorizmit si dhe zhvillimi e fuqizimi ekonomik i saj do të jenë edhe objektivat kryesore të politikave të këtyre vendeve. Të gjejme vullnetin për të dashur Europën u shpreh presidenti Hollonde duke ecur në një rrugë e cila nuk duket aspak e lehtë.
Ky është raundi i dytë i bisedimeve mes liderve të tre vendeve me ekonomitë më të zhvilluara të unionit përpara takimit të shtatorit i planifikuar të mbahet në Bratislavë, fokus i të cilit do të jetë diskutimi mbi pasojat e Brexit.Referendumi i 23 Qershorit për daljen e Anglisë nga Bashkimi Europian, sipas analistëve krijoi idenë që edhe vende të tjera si Hollanda, një nga vendet themeluese të BE mund të zhvillontë një referendum të ngjashëm.