KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Merkel kërkon mbështetje për planin e refugjatëve

Merkel kërkon mbështetje për planin e refugjatëve

Kancelarja Angela Merkel deklaroi sot para parlamentit gjerman se mbyllja e së ashtuquajturës Rrugë e Ballkanit për emigrantët, ka krijuar një gjendje sfiduese për Greqinë, e cila duhet të shqetësojë gjithë Evropën. “Nuk ka dyshim se në Gjermani, sigurisht që po përfitojmë nga ndërprerja e rrjedhës së refugjatëve, e cila ka ndodhur me vendim të njëanshëm të Austrisë dhe vendeve të tjera që ndodhen përgjatë rrugës së Ballkanit Perëndimor. Por ju paralajmëroj se nuk duhet të mashtrohemi, sepse lehtësimi i përkohshëm që ndjen Gjermania dhe disa vende të tjera, është një gjë, kurse gjendja në Greqi është një gjë krejt tjetër. Secili nga ne duhet të shqetësohet , sepse nuk do të mbetemi pa pasoja. Kjo gjendje atje nuk mund te mbaje gjatë”, tha zonja Merkel, duke kërkuar mbështetje për planin me Turqinë që do te diskutohet për dy dite me radhë në një samit të posaçem në Bruksel.