KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Merkel kërkon solidaritet për refugjatët
Merkel kërkon solidaritet për refugjatët

Merkel kërkon solidaritet për refugjatët

Para se të nisej drejt Brukselit për samitin e krerëve të BE-së, kancelarja gjermane Angela Merkel mbajti një fjalim të fortë para Bundestagut në Berlin. Ajo kërkoi solidaritet për krizën e refugjatëve duke kërkuar veprime të përbashkëta në çdo nivel. Nuk po e zmadhoj kur them se kjo detyrë është një provë historike për Evropën. Mbyllja e derës e lëvizjes së lirë në epokën e internetit dhe në shekullin e 21-të ëshë iluzion, tha ajo duke theksuar se disa arritje të integrimti evropian si parimi i lëvizjes së mirë dhe i mosdiskriminimit janë të panegociueshme. Kancelarja tha se Turqia luan një rol shumë të rëndësishëm në zgjidhjen e kësaj krize. Shumica e refugjateve kalojnë përmes Turqisë. “Nuk mund ta ulim rrjedhën e tyre pa bashkëpunuar me Turqine”, tha ajo duke sugjeruar me tepër mbështetje për Ankaranë në formën e ndihmës humanitare, sigurimin e kufijve dhe luftën kundër grupeve të trafikantëve. Kancelarja kërkoi nga autoritetet gjermane të përshpejtojnë procedurat e riatdhesimit për ata aplikues që nuk e fitojnë statusin e alizantit.