KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Merkel kritikon liderët turq
Angela-Merkel

Merkel kritikon liderët turq

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka kritikuar mbrëmë liderët e Turqisë për akuzat që u kanë bërë ligjvënësve gjermanë lidhur me miratimit e rezolutës, me të cilën masakra ndaj armenëve në vitin 1915 nga Perandoria Osmane, njihet si gjenocid. Gjermania, po ashtu ka ftuar të ngarkuarin me punë të Turqisë në Ministrinë e Jashtme për të diskutuar për këtë çështje. “Ligjvënësit në Dhomën e Ulët të Parlamentit të Gjermanisë janë zgjedhur në mënyrë të lirë pa përjashtim dhe akuzat dhe deklaratat që janë bërë nga pala turke janë të pakuptueshme”, tha Angela Merkel.