KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Merkel: Kriza e emigrantëve test historik
German Chancellor Angela Merkel

Merkel: Kriza e emigrantëve test historik

Kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi sot se kriza aktuale me emigrantet është “test historik” për Bashkimin evropian. Viti 2015 është vit i jashtëzakonshëm, tha Merkeli në fjalimin e saj para delegateve në konferencën vjetore të Unionit kristian demokrat (CDU), që po mbahet në Karlsruhe.Kancelarja pohoi se deri në fund të vitit, Gjermania pret që në territorin e saj të ketë me shumë se një milion emigrantë dhe refugjatë.Vendimi i saj që të “hapen dyert” e Gjermanisë për refugjatët siriane, ka hasur në kritika edhe në radhët e partisë CDU, por fjalimi që mbajti në Karsrue u duartrokit fort dhe mori mbështetje të gjerë. Merkeli e cila drejton gjermaninë prej 10 vjetësh, sapo u zgjodh javen e shkuar edhe njeriu i vitit nga e perjashvshmja amerikane “Tajm”.