KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Merkel ndodhet në Ankara për situatën e krijuar ditët e fundit në kufirin mes Sirisë dhe Turqisë

Merkel ndodhet në Ankara për situatën e krijuar ditët e fundit në kufirin mes Sirisë dhe Turqisë

Kancelarja gjermane Anxhela Merkel ndodhet në Ankara për të diskutuar me krerët e shtetit turk mbi kontributin që mund të japë Turqia në kufizimin e numrit të refugjatëve që hyjnë në Europën perëndimore, e vecanërisht në situatën e krijuar ditët e fundit në kufirin mes Sirisë dhe Turqisë. Rreth 35 mijë siriane kanë mësyrë në këtë kufi ditët e fundit, pas ofensivës të ndërmarrë në Alepo nga forcat e Bashar Al Asad me mbështetjen e sulmeve ajrore të Rusisë. Kancelarja gjermane u prit fillimisht nga kryeministri Ahmet Davutoglu i cili deklaroi se vendi i tij do të pranojë siriane të shpërngulur kur të jetë e nevojshme, duke shtuar se sulmet ajrore të Rusisë nuk mund të tolerohen dhe as të justifikohen me idenë që Turqia do t’i pranojë të gjithë refugjatet. Ai gjithashtu bëri të ditur se me Merkel kishin rënë dakod për një iniciative të përbashkët diplomatike për të ndaluar ofensivën e ndërmarrë ndaj Alepos. Ndërsa kancelarja gjermane dënoi sulmet ndaj civileve siriane, duke shprehur zemërimin e saj për vuajtjet njerëzore që dhjetëra mijëra persona po përjetojnë nga ofensiva e ndërmarrë se fundmi në Alepo.