KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Merkel në Kinë takon homologun Li
China-Germany

Merkel në Kinë takon homologun Li

Kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila po viziton Kinën, u takua këtë të hënë me homologun e saj Li Keqiang. Vizita e saj vjen mes shqetësimeve në rritje të kompanive gjermane mbi pengesat me të cilat ato përballen ndërsa bëjnë biznes me Kinën. “Është e rëndësishme të kemi një mjedis të sigurt juridik. Statusi i sigurt i ligjit është i rëndësishëm për një numër të madh fushash”, u shpreh Merkel për gazetarët. Ndërsa homologu Li vlerësoi punën e kancelares në ndërtimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe u shpreh se lidhjet mes dy qeverive do të ndihmonin në këtë aspekt. Merkel është e fundit lidere perëndimore që ka shprehur shqetësim për ligjin e ri kinez që i vendos organizatat jo qeveritare nën menaxhimin e policisë kombëtare dhe jo nën atë të ministrisë së Punëve civile. Zyrtarë të huaj, përfshi Sekretarin Amerikan të Shtetit janë shprehur se një gjë e tillë do të dëmtonte shkëmbimet me vendet e tjera.