KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Merkel për Britaninë: E duam në BE
index

Merkel për Britaninë: E duam në BE

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se shpreson se britanikët do të votojnë për të mbetur në Bashkimin Evropian. Referendumi i sotëm për anëtarësinë e Britanisë në BE po vëzhgohet me nervozizëm nga tregjet financiare dhe politikanët në të gjithë botën. Merkel tha se do të donte një takim të BE-së pas këtij votimi, për të diskutuar të ardhmen e bllokut. “Shpresojmë të ketë një vendim me të cilin qytetarët e Britanisë së Madhe mbeten pjesë e Bashkimit Evropian”, tha Merkel. Ajo dhe presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, janë ndër liderët më të zëshëm që favorizojnë mbetjen e Britanisë në BE. Nëse Britania del, Bashkimi Evropian do të humbiste ekonominë e dytë më të madhe, njërën prej dy superfuqive ushtarake dhe qendrën më të pasur financiare.