KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Merkel për daljen e Britanisë nga BE
kancelarja merkel, dalja britanise nga be, brexit

Merkel për daljen e Britanisë nga BE

Kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi sot se nuk mund të ketë bisedime për Breksit para se Mbretëria e Bashkuar të fillojë zyrtarisht procesin e daljes nga Bashkimi Europian. Merkel gjithashtu ka pranuar se Mbretëria e Bashkuar ka nevojë për kohë, për përgatitjen e procedurave, por megjithate shtoi se situata nuk mund të vazhdojë për një kohe të gjatë.

Ndërkohë, Merkel, presidenti francez dhe kryeministri italian do të takohen sot në Berlin me negociata për daljen e Britanisë, çështjen kryesore të bisedimeve. Tre liderët takohen para një takimi madhor që do të mbahet të martën dhe të mërkurën në Bruksel, ku liderët europian do të diskutojnë sesi do t’i përgjigjen situatës pas referendumit britanik. Pjesëmarrës do të jenë të gjithë liderët e 28 vendeve europiane, por kryeministri britanik Kameron nuk do të ndjekë të gjithë sesionin. Ndërkohë sekretari amerikan i shtetit, i cili ndodhet në Bruksel, u takua sot me sekretarin e përgjithshëm të NATOs, stoltenberg, ku rikonfirmoi se SHBA-të do të mbajnë marrëdhënien e veçantë që kanë me Britaninë. “Votimi nuk doli ashtu siç Presidenti Obama dhe une prisnim të rezultonte, por kjo është është demokracia”, tha Kerri, i cili më pas pritet të takohet me shefen e politikës së jashtme të BE-së Mogherinin dhe me pas do të udhëtojë drejt Londrës.