KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Merkel: Qeveria ka përshpejtuar masat për integrimin e emigrantëve
EPA/SEBASTIEN NOGIER

Merkel: Qeveria ka përshpejtuar masat për integrimin e emigrantëve

Kancelarja gjermane Angela Merkel thotë se Gjermania ka shënuar një përparim të dukshëm në periudhën e fundit 12 mujore për sa i përket qindra mijëra refugjatëve të cilët kanë mbërritur në Gjermani gjatë vitit 2015, për të shtuar se ka akoma për t’u bërë në këtë drejtim. Në një fjalim në parlamentin gjerman, Merkel theksoi se qeveria ka përshpejtuar masat për integrimin e emigrantëve për çka ka rritur fondet shkollore ndërkohë që ka bashkëpunuar me qytetet dhe shtetet federale në gjetjen e zgjidhjeve. “Sot situata me emigrantët është shumë më e mirë se para një viti, por mbetet shumë punë për t’u bërë”, theksoi Merkel. Kancelarja tha se marrëveshja e BE-së me Turqinë sa i përket emigrantëve duhet të shndërrohet në një model për vendet e tjera sidomos për vendet si Egjipti dhe Tunizia. Marrëveshja mes Unionit dhe Turqisë u nënshkrua në mars dhe parashikonte normalizimin e valës së refugjatëve kryesisht nga vendet e luftës të cilët po vershonin drejt vendeve europiane. Para pak ditësh, partia e kancelares humbi votat në një nga zonat e saj elektorale duke u renditur e treta. E sipas analizave shkak është pikërisht politika e dyerve të hapura e ndjekur nga Merkel.