KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Merkel “shumë optimiste” që evropa të qëndroje e bashkuar
Merkel: “Sulmet e urryera në Bruksel duhet të na bashkojnë"

Merkel “shumë optimiste” që evropa të qëndroje e bashkuar

Kancelarja gjermane, Angela Merkel u kërkoi udhëheqesve evropianë të gjejnë një zgjidhje të përbashkët lidhur me krizën e refugjatëve. Në një intervistë dhënë televizionit ARD, Merkeli tha se nuk ekziston një “plan B”, nëse udhëheqësit nuk arrijnë të gjejnë gjuhën e përbashkët me Turqinë rreth mënyrës së ngadalësimit të rrjedhjes së refugjatëve nga Siria, Iraku, Afganistani dhe vendet e tjera, për në Evropë. Ajo shtoi se Evropa nuk mund ta lejojë Greqinë, një vend që së fundmi ka pranuar një ndihmë të madhe nga BE-ja, që të shkaktojë “kaos”, duke mbyllur kufijtë. Merkeli shtoi se ajo është “shumë optimiste” që Evropa do të qëndrojë e bashkuar dhe do të përballet me krizën. “Kjo është një fazë e rëndësishme në historinë tonë”, tha shefja e qeverisë. Udhëheqësit evropianë dhe ata të turqisë do të takohen me 7 mars, për të diskutuar rreth krizës, e cila solli më shumë se 1 milion njerëz në Evropë, gjatë vitit 2015.