KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Merkel sot në SHBA, takohet për herë të parë me Donald Trump

Merkel sot në SHBA, takohet për herë të parë me Donald Trump

Kancelarja gjermane Angela Merkel pritet të takohet në Shtëpinë e Bardhë sot me Presidentin Amerikan, Donald Trump. Bisedimet pritet të kenë në fokus shkëmbimet tregtare dhe mbrojtjen. Trump ka shkaktuar panik në Gjermani me kërcënimet e tij për vendosjen e tarifave për makinat gjermane teksa i ka bërë thirrje Berlinit, të rrisë shpenzimet në mbrojtje. Kancelarja Merkel do të shoqërohet në takim nga krerët e disa prej firmave më të mëdha gjermane si Siemens dhe BMW. Vizita e Merkelit në SHBA pritej të zhvillohej të martën, por si pasojë e stuhisë së dëborës që goditi Amerikën u shty për sot. Kancelarja u tha gazetarëve se mezi priste të takonte Trumpin. “Është gjithmonë më mirë të flasim me njëri-tjetrin sesa për njëri-tjetrin,” tha Merkel para nisjes në SHBA.