KRYEFAQJA » LAJME » Merkel: Të sigurohen kufijtë e Shqipërisë dhe Maqedonisë me Greqinë
Merkel: Të sigurohen kufijtë e Shqipërise dhe Maqedonisë me Greqinë

Merkel: Të sigurohen kufijtë e Shqipërisë dhe Maqedonisë me Greqinë

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka bërë thirrje që autoritetet europiane të sigurojnë kufijtë e Shqipërisë dhe Maqedonisë me Greqinë për të parandaluar kalimin ilegal të emigrantëve. Deklarata e saj zonja Merkel e bëri gjatë një konference të përbashkët për shtyp në Berlin me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Ban ki-Moon ku u fol për përballimin e situatës së vështirë të krijuar nga fluksi i emigrantëve nga Lindja e Mesme drejt Europës. “Të sigurojmë kufijtë e Shqipërisë dhe Maqedonisë me Greqinë” tha zonja Merkel, ndërsa bëri thirrje që të marri fund kalimi ilegal i emigrantëve në rrugën ballkanike. Ajo tha se për të arritur një gjë të tillë duhet të ketë bashkëpunim midis të gjitha vendeve dhe se sigurimi i kufijve mund t’i japë mundësi Greqisë që të menaxhojë më lehtësisht situatën. “Kemi vërtet nevojë që të sigurojmë kufijtë e Shqipërsë dhe Maqedonisë me ata të Greqisë. Duhet gjithashtu që të mundësojmë strehim për të gjithë azil-kërkuesit. Zgjidhja e krizës mund të vijë vetëm nëpërmjet bashkëpunimit me Turqinë. Kooperimi mund të rivendosë stabilitet në Greqi” tha kancelarja gjermane.
Për momentin në Greqi ndodhen afro 33.000 refugjatë. Fluksi i lartë i azil-kërkuesve ka krijuar një situatë mjaft të vështirë në Greqi, e sidomos në kufirin e saj me Maqedoninë, ku prej javësh mijëra emigrantë kanë mbetur të bllokuar.