KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Merkel: Viti 2016 vit i testeve të vështira, por Gjermania do t’i përballojë
Merkel: Viti 2016 vit i testeve të vështira, por Gjermania do t'i përballojë

Merkel: Viti 2016 vit i testeve të vështira, por Gjermania do t’i përballojë

Terrorizmi islamik është sfida më e madhe me të cilën përballet Gjermania. Ky ishte thelbi i mesazhit të kancelares gjermane Angela Merkel për vitin e ri, e cila duke ju referuar sulmit me kamion në Berlin, tha se është e pështirë të mendosh që sulmet terroriste kryhen nga njerëz që kanë kërkuar mbrojtje në Gjermani. Merkel shtoi se 2016 kishte qenë një vit testesh të vështira dhe se kishte besim se Gjermania mund t’i kalonte që të gjitha. “Ne do të vazhdojmë jetët tona dhe do ti themi terroristëve se ata janë vrasës të mbushur me urrejtje dhe se nuk do të munden të përcaktojnë mënyrën se si ne jetojmë dhe duam të jetojmë. Ne jemi të lirë, të sjellshëm dhe të hapur”, tha Merkel. Gjermania pësoi disa sulme gjatë vitit të kryer nga azilkërkues, por Merkel duke folur për ngjarjet në Siri dhe sidomos në Alepo, tha se është e rëndësishme që Gjermania të vazhdojë të pranojë njerëzit që i largohen konfliktit. Ajo tha se kjo reflektohet në demokracinë, vlerat dhe sundimin e ligjit në Gjermani. Duke kritikuar me stil ngadalësinë e BE, Merkel gjithashtu hodhi poshtë zërat se Unioni dhe demokracia parlamentare nuk funksionojnë më.