KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Merkel, vizitë në kufirin mes Turqisë dhe Sirisë
Merkel, vizitë në kufirin mes Turqisë dhe Sirisë

Merkel, vizitë në kufirin mes Turqisë dhe Sirisë

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe zyrtare te larte europiane vizitojne sot kufirin mes Turqise dhe Sirise ne kuader te marreveshjes qe Bashkimi Europian ka arritur me Turqine per migrantet. Ne oret e mbremjes, kancelarja gjermane, Presidenti i Keshillit Europian si dhe kryeministri turk pritet te zhvillojne nje konference per shtyp ne lidhje me programin e asistences se refugjateve siriane. Vizita e Merkel zhvillohet mes pikepyetjesh mbi ligjshmerine e paktit europian me Turqine, sipas te cilit ne kete vend do te deportohen migrantet qe nuk kualifikohen per azil ne Greqi. Grupet e mbrojtjes se te drejtave te njeriut thone qe Turqia nuk eshte nje vend i sigurte per te kthyer emigrantet. Zyrtaret turqe kane paralajmeruar se marreveshja mund te rrezohet nese nuk plotesohen kerkesat per liberalizimin e vizave per shtetasit turq. Sipas marreveshjes, deri ne daten 4 maj, Turqia duhet te plotesoje 72 kushte ne menyre qe te perfitoje liberalizim vizash, por diplomatet thone se deri tani jane plotesuar vetem gjysma e tyre.