KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Merkel viziton Parisin
Merkel viziton Parisin

Merkel viziton Parisin

Kancelarja gjermane Merkel vizitoi të mërkurën Parisin, për të biseduar për përjekjet në luftën kundër terrorizmit, me Presidentin Fransua Hollonde, i cili se fundmi ka ndërmarrë një tur diplomatik, në përpjekje për të forcuar koalicionin kundër shtetit islamik. Ndalesa e pare e Merkel ishte në Place de la Republike, ku së bashku me presidenti Fransua Hollande ka vendosur një tufe me lule në ndër të viktimave të 13 nëntorit. Në një konferencë të përbashkët për shtyp me Hollond, Merkel u shpreh se gjermania do të bëje më shumë në luftën kundër shtetit islamik, dhe se vendi i saj do të bëjë gjithcka qe sulmet si ato të Parisit të mos përsëriten më. “Ne jemi më të fuqishëm se cdo terrorizëm. Pavarësisht kësaj, terrorizmi duhet të luftohet me cdo forcë të mundshme. Dhe ne duam të jemi në krah të Francës”, u shpreh ajo, duke shtuar se ISIS nuk mund të luftohet me fjalë, por me mjete ushtarake.