KRYEFAQJA » LAJME » Merr jetë Akademia e Futbollit “Partizani”

Merr jetë Akademia e Futbollit “Partizani”

Akademia e Futbollit “Partizani” ka filluar të marrë jetë. Bazuar në një projekt të realizuar nga bashkëpunimi i një studioje shqiptare, italiane dhe holandeze, kanë filluar punimet për ndërtimin e saj. Sipas presidentit të Partizanit, Gazmend Demi kjo akademi do të jetë ndër më të mirat në Ballkan.
Akademia do të ketë në përbërje stadiumin me një kapacitet prej 4500 vetësh, dy fusha stërvitore, një sallë force dhe hotelin për futbollistët. Presidenti Demi ka siguruar se pagesat për fëmijët në këtë akademi nuk do të rëndojnë xhepat e prindërve të tyre.
Buxheti i vënë në dispozicion nga presidenti i Partizanit, Gazmend Demi, për ndërtimin e Akademisë së futbollit fillimisht do të jetë rreth 7 milion euro.