KRYEFAQJA » LAJME » Mes rrëmujës së refugjatëve humbet fëmija 5-vjecar

Mes rrëmujës së refugjatëve humbet fëmija 5-vjecar

Mes mijëra refugjatëve të mbetur në kufirin greko-maqedonas prej ditësh, ka një numër të madh fëmijësh që, ndonjëhere, në rremujë e sipër shkeputen nga familjet. I tillë ishte rasti i Muhametit 5 vjecar, një djale sirian nga Aleopja i cili humbi familjen gjate rrëmujes përpara gardhit me tela me gjëmba. SINK QAN Muhameti iu ngjit pas një gazetareje të televizionit norvegjez TV2, e cila nisi të kërkonte familjen e të miturit me ndihmen e disa djemve më të rritur. U deshen 24 orë për të gjetur prinderit dhe 2 motrat e djalit mes morise së tendave dhe njerëzve që lëvizin shpesh. Gezimi i të gjithëve është i madh kur djali gjen familjen, ndërsa gazetarja Mirian Virik merr si dhurate një të puthur. E ëma e muhametit tregon se e humbi djalin gjatë skenave të trazuara përpara gardhit, kur ra pa ndjenja me vajzen e vogël në krahe.  Ajo thotë : Kur u permenda, nuk dija ku isha vete, nuk dija ku i kisha femijët. Muhameti thotë se ndjehet i lodhur dhe i uritur se kërkon të shkoje në Gjermani, nuk e di se ku ndodhet ky vend por i kanë thënë qe aty do të jetoje më mirë.