KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Mesi shpallet për herë të pestë fitues i “Topit të Artë”
Mesi shpallet për herë të pestë fitues i “Topit të Artë”

Mesi shpallet për herë të pestë fitues i “Topit të Artë”

Lionel Messi, për herë të pestë shpallet fitues i “Topit të Artë”. Në ceremoninë e organizuar të hënën pas dite në Zyrih, ylli i futbollit argjentinas u kurorëzua si futbollisti më i mirë i 2015-s, pas votimit të gazetarëve, trajnerëve dhe kapitenëve të ekipeve kombëtare. Më parë Messi e ka fituar ”Topin e artë” katër herë rresht përgjatë viteve 2009, 2010, 2011 dhe 2012. Në garë për futbollistin më të mirë veç Mesit ishte dhe portugezi Ronaldo dhe braziliani Neymar. Argjentinasi zhvilloi një sezon të shkëlqyer vitin e kaluar me Barcelonën, duke arritur të fitojë 5 trofe nga 6 të mundshëm. Ndërsa me Argjentinën, Messi arriti deri në finalen e Kupës së Amerikës Latine.
Shpallja e Mesit si fitues i “Topit të Artë” për vitin 2015, nuk ishte surprizë. Pak ditë më parë lajmi u publikua në faqen zyrtare të FIFA-s, por ai qëndrojë vetëm pak minuta dhe më pas u fshi. Ngjarja është cilësuar si një gafë e pabesueshme, por ajo nuk ja ka zbehur bukurinë fitores së Mesit.
Në ceremoninë e Zyrihut u nda edhe çmime të tjera.
Carli Lloyd u shpall futbollistja më e mirë për femra për vitin 2015.
Goli më i bukur për vitin e kaluar u vlerësua ai i shënuar nga Wendell Lira.
Trajneri më i mirë u shpall Luis Enrique, Barcelona.
Trajnerja më e mirë për femra Jill Ellis, trajnere e Shteteve të Bashkuara.
FIFA Fair Play: Të gjitha organizatat e futbollit që mbështetën refugjatët.
Ekipi më i mirë për vitin 2015: Manuel Neuer; Thiago Silva, Marcelo, Sergio Ramos, Dani Alves; Andres Iniesta, Luka Modric, Paul Pogba; Lionel Messi, Neymar, Cristiano Ronaldo.