KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Messi dhe i ati dënohen 21 muaj, nuk do të bëjë burg
Messi dhe i ati dënohen 21 muaj, nuk do të bëjë burg

Messi dhe i ati dënohen 21 muaj, nuk do të bëjë burg

Sipas të përditshmes spanjole El Periódico de Catalunya, Lionel Messi, ylli i Barcelonës, dhe i babai Jorge, janë dënuar me 21 muaj për mashtrim financiar nga një gjykatë e Barcelonës. Dënimi nuk do të jetë me burg, sepse është nën cakun e 24 muajve që parashikon ligji spanjol.

Leo dhe i ati u procesuan në qershor për mashtrim financiar mos tregimin e 4,1 milionë eurove që shërbenin për të drejtat e imazhit të lojtarit nga 2007-ta deri në 2009-ën dhe me këshillën e prindit nuk ka paguar taksat. Leo është justifikuar duke thënë: “Kam besim tek im atë, nuk e di se çfarë kam firmosur”.