KRYEFAQJA » LAJME » “Mësues për Shqipërinë”, prova vazhdon

“Mësues për Shqipërinë”, prova vazhdon

Jo të gjithë mësuesit të cilët do të rezultojnë fitues në portalin mësues për shqipërinë do të mund të sigurojnë një vend pune. Zv Ministrja e Arsimit dhe Sportit Nora Malaj ka sqaruar se shpërndarja e mësuesve sipas profileve do të bëhet në bazë të vendeve vakante të shpalluar. Shanset më të mëdha për tu punësuar kuptohet që do ti kenë ata kandidatët që janë vlerësuar më me shumë pikë.

“Të gjithë mësuesit që i janë nënshtruar kësaj gare tani kanë marrë kredibilitetin për të qënë pjesë e rekrutimit në sistem por nuk do të thotë që sa mësues ka aq dhe vende pune ka për arsye të ndryshme pasi dalja e mësuesve në pension ku është një nga pikat ku bëhet furnizimi me kapital human është i limituar.

Mësuesit të cilët do të punësohen do të vihen në provë për një periudhë 1-vjeçare. Ky do të jetë viti vendimtar, i cili do të tregoje nëse mësuesit e rinj do të vijoje ushtrimin e këtij profesioni ose do ta lejnë atë. Ankimimet në lidhje me rezultatet e kandidatëve do të bëhen pranë Drejtorisë së Arsimit Parauniversitar dhe Inspektoriatit të Arsimit.