KRYEFAQJA » LAJME » Meta e Veliaj i bashkohen fushatës ndergjegjësuese “Në ditën botërore të sindromës Dawn”
meta e veliaj ne mbeshtetje te femijeve me sindromen dawn

Meta e Veliaj i bashkohen fushatës ndergjegjësuese “Në ditën botërore të sindromës Dawn”

 21Marsi shënon 11 vjetorin e Ditës Botërore të Sindromes Doën, që kujtohet edhe në Shqipëri prej 4 vitesh. Fushatës ndërgjegjësuese për t’i ardhur në ndihmë personave të këtij komuniteti i është bashkuar edhe kryetari i kuvendit Ilir Meta dhe Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj. 1 në 800 lindje në botë rezulton me sindromën Doën. 21 marsi i këtij viti shënon 11 vjetorin e Ditës Botërore të sindromes doën, një ditë kur zëri i këtij komuniteti bëhet më i dëgjuar. Prej vitit 2012, kjo datë shëohet edhe në vendin tonë, ku jetojnë rreth 684 individë me sindromën doën.

Kryeparlamentari Ilir Meta ju bashkua një aktiviteti të organizuar nga Fondacioni “Doën Syndrome Albania”, ku foli për rritjen e aksesit të tyre në arsim si një mundësi që do t’i cojë drejt një jetë të pavarur,

Më e rëndësishme është ideja për përmirësimin e vazhdueshëm dhe mbështetjen e formimit arsimor e profesional për ta. Duhet afruar shumë më shumë akses për studimet e tyre. Duhet bërë gjithçka për të zhvilluar potencialin e tyre që do të mund t’i çonte drejt një jete të pavarur dhe të përfshirë në shoqëri”, – theksoi z. Meta.

Edhe Bashkia e Tiranës u be pjesë e fushatës ndërgjegjësuese “Miqte e mi, komuniteti im” në ndihmë të personave me sindromën doën. Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se buxhetin e bashkisë do të programohet dhënia e një mbështetje financiare për ato organizata që realisht ofrojnë shërbime në ndihmë të atyre grupimeve sociale që kanë nevojë për mbështetje.

E kemi të mundur që në buxhetin që po përgatisim, të përfshijmë edhe financimin për qendra që ofrojnë shërbime konkrete. Unë prirem gjithmonë që ato pak financa që ka bashkia, më mirë t’i çojmë për shërbime konkrete, se sa për më shumë seminare, konferenca, trajnime, publikime, raporte që as i lexon njeri, pasi në këtë fazë kanë kaluar mbi 25 vjet ku jemi mbiseminarizuar për çdo lloj teme, ndaj dhe prirem të jem për zgjidhje konkrete”, u shpreh Veliaj.

Veliaj u angazhua per t’i ardhur në ndihmë komunitetit të personave me sindromën doën jo vetëm në Tiranë, por duke ndërgjegjësuar edhe gjitha bashkitë e tjera për të krijuar më shumë mundësi dhe kushte për shoqata që veprojnë në këtë fushë.