KRYEFAQJA » LAJME » Meta gazetarëve: “Uroj të jepni lajme pozitive!”
Meta: Kërkohet një klimë tjetër bashkëpunimi, përgjegjshmërie dhe etike

Meta gazetarëve: “Uroj të jepni lajme pozitive!”

Lajme sa më të mira për vitit e ardhshëm, ishte urimi i kreut të parlamentit Ilir Meta gjatë takimit të fundvitit me përfaqësues të medias. “Ju uroj një vit të gëzuar në familjet tuaja, të jetë një vit ku të dominojnë më shumë lajme pozitive, por natyrisht edhe kritika, sepse ka vend për përmirësime, për të reflektuar …” tha ai.
“Shpresojmë të kemi mundësinë të japim lajmin për çeljen e negociatave me BE-në dhe do të ishte një gjë e rëndësishme për vendin dhe një hap mjaft pozitiv për të ardhmen” shprehu dëshirën kreu i parlamentit Ilir Meta.