KRYEFAQJA » LAJME » Meta-Hahn: Do të bëj gjithçka për të ruajtur frymën konsensuale e konstruktive për miratimin e paketës kushtetuese
Meta -Hahn: Do të bëj gjithçka për të ruajtur frymën konsensuale e konstruktive për miratimin e paketës kushtetuese

Meta-Hahn: Do të bëj gjithçka për të ruajtur frymën konsensuale e konstruktive për miratimin e paketës kushtetuese

Kryetari i parlamentit shqiptar Ilir Meta,i ka premtuar komisionerit të BE për Politikat e Fqinjësisë Evropiane dhe Negociatat e Zgjerimit,  Johannes Hahn, se do të bëjë gjithçka për të ruajtur frymën konsensuale e konstruktive për miratimin e paketës kushtetuese të enjten në seancë plenare. Premtimin e tij zoti Meta e bëri gjatë një bisede telefinike me zotin Hahn mbrëmjen e së martës. Kreu i parlamentit shqiptar i ka dhënë një pasqyrë të zhvillimeve më të fundit duke vlerësuar se fryma konstruktive dhe progresi thelbësor i arritur gjatë bisedimeve në tryezën politike duhet përshëndetur pozitivisht nga të gjithë palët. Zoti Meta tha se do të bëhet çdo përopjekje në interes të ruajtjes së stabilitetit politik të vendit dhe integrimit evropian të tij, si dhe në shërbim të suksesit të fazës së ardhshme të zbatimit të kësaj reforme të rëndësishme për Shqipërinë dhe qytetarët e saj.