KRYEFAQJA » LAJME » Meta: I gatshëm të mbyllem jo vetëm me Bashën dhe Ramën, por edhe Lu e Vlahutin
Meta : Zgjedhje të reja nëse nuk miratohet reforma

Meta: I gatshëm të mbyllem jo vetëm me Bashën dhe Ramën, por edhe Lu e Vlahutin

Kryetari i parlamentit shqiptar Ilir Meta ka sfiduar jo vetëm politikën shqiptare, por edhe atë ndërkombëtare duke treguar vendosmëri për miratimin e Reformës në Drejtësi. Pas deklaratës së ambasadorit amerikan Lu se zoti Basha dhe Zoti Rama, duhet të gjenin medoemos zgjidhje duke u mbyllur në një dhomë sëbashku, zoti Meta ka shkuar më tej. “Edhe mua si Lu mu sos durimi” tha ai në një dalje për mediat msditën e së djelës. “Kryetari i Kuvendit, Kryetari i PD-së, Kryeministri, Ambasadori Lu dhe Vlahutin të mbyllemi këtu në Kuvendin e Shqipërisë. Të kyçemi të pestë në Kuvend të gjejmë zgjidhje ose të mbyllemi përgjithmonë” tha ai. Qëndrimin e tij zoti Meta e paraqiti duke vleresuar se shikonte rrezikun serioz të dështimit të reformës, pasi maxhoranca aktuale nuk i ka këto vota. Duke u shprehur për nevojën e konsensusit të opozitës, zoti Meta tha se nëse mosmiratimi është hap prapa, miratimi në mënyrë të diskutueshme mund të hapë një situatë krejt të re. “Reforma që duhej të kalonte në pranverë ka rrezik të asfiksohet nga stina e vapës. Përpjekjet për të shpikur fajtor për mosgjetjen e konsensusit duhet të marrë fund”  ka deklaruar bashkëkryetari i koalicionit qeveritar.