KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Meta i kërkon delegacionit të FMN rritjen e bashkëpunimit
Meta i kërkon delegacionit të FMN rritjen e bashkëpunimit

Meta i kërkon delegacionit të FMN rritjen e bashkëpunimit

Kryetari i parlamentit shqiptar Ilir Meta u ka kërkuar zyrtarëve të FMN të thellojnë më tej bashkëpunimin me autoritetet shqiptare për progresin e reformave ekonomike. Zoti Meta ka pritur të enjten shefen e Misionit për Shqipërinë Anita Tuladhar dhe përfaqësuesin rezident të FMN në Tiranë Jens Reinke. Sipas njoftimit zyrtar biseda diskutoi mbi ecurinë e marrëveshjes mes FMN dhe Qeverisë shqiptare, si dhe mbi klimën ekonomike në vend. Zoti Meta ka bërë një pasqyrë të reformave prioritare në vend. Ai ka nënvizuar se Reforma në Drejtesi mbetet thelbësore për të përmirësuar klimën e biznesit dhe për të rritur besimin e  investitorëve të huaj në Shqipëri. Duke ju referuar situatës ekonomike në Evropë, zoti Meta tha se ajo e detyron Shqipërinë të rriti mirëmenaxhimin e financave publike si dhe rritje të efikasitetit të politikave ekonomike në vend.