KRYEFAQJA » LAJME » Meta: Kërkohet një klimë tjetër bashkëpunimi, përgjegjshmërie dhe etike
Meta: Kërkohet një klimë tjetër bashkëpunimi, përgjegjshmërie dhe etike

Meta: Kërkohet një klimë tjetër bashkëpunimi, përgjegjshmërie dhe etike

Kreu i parlamentit Ilir Meta, duke komentuar ngjarjet e së enjtes në seancë plenare, tha se “Qytetarët nuk i meritojnë”. “Për mënyrën e funksionimit të parlamentit, ato duhet të marrin fund” tha zoti Meta për mediat të premten. “Kërkohet një klimë tjetër bashkëpunimi, përgjegjshmërie dhe natyrisht një etikë krejt tjetër nga ajo që qytetarët kanë në media dhe në parlament” tha ai. Kreu i parlamentit deklaroi se maxhoranca ka patur vullnetin maksimal për të respektuar kërkesat e drejta të opozitës bazuar në rregulloren e përbashkët.”Është e rëndësishme të mos ecim me paragjykime dhe me ultimatum, por të qëndrojmë në frymën e bashkëpunimit konstruktiv dhe interpretimit objektiv të rregullores” tha zoti Meta. Ai këmbënguli se  “konsensusi është i rëndësishëm për ta çuar çdo gjë përpara”.