KRYEFAQJA » LAJME » Meta: Klasës politike shqiptare i mungon atdhedashuria
Meta: Klasës politike shqiptare i mungon atdhedashuria

Meta: Klasës politike shqiptare i mungon atdhedashuria

Bashkëkryetari i koalicionit të majtë qeveritar Ilir Meta, ka shprehur të mërkurën shqetësimin për mungesën e atdhedashurisë që sipas tij ka klasa politike shqiptare. Duke folur në mbledhjen e Këshillit Drejtues të LRI-së, një formacion i LSI, partisë që ai kryeson, zoti meta tha se “…ajo që është shumë shqetësuese për klasën politike ekzistuese në vend është ndenja e atdhedashurisë në marrjen e vendimeve për të sotmen dhe për të ardhmen e vendit”. “Fatkeqësia më e madhe është që në marrjen e vendimeve dominojnë egoizmi, interesat afatshkurtra dhe të çastit, të grupit, të klanit. Vendime që për fat të keq merren edhe nën shantazhet e problemeve dhe raporteve jo të drejta me ligjin” tha zoti Meta. Sipas tij “…është e rëndësishme për të ardhmen e vendit që ajo të jetë një e ardhme e garantuar të kemi një klasë politike të rinovuar me njerëz të rinj, me ide të reja, të pashantazhueshëm nga askush, brenda dhe jashtë vendit, në mënyrën më vizionare, por dhe më atdhetare”.
Deklarimet e kreut të LSI dhe kreut të parlamentit tij vijnë ndërsa politika shqiptare po polemizon lidhur me miratimin e paketës për Reformën në Drejtësi, ndërsa afati i fundit i vendosur nga ndërkombëtarët po afron. E vetmja pikë ku palët nuk kanë rënë dakord është zgjedhja e institucioneve të reja të drejtësisë. PD kërkon me ngulm vendet e rezervuara, ndërsa PS thotë se politika nuk duhet të ndërhyjë në drejtësi.