KRYEFAQJA » LAJME » Meta: Konsensusi shumë afër, në parlament deri në miratimin e reformës
Meta përshëndet vendimin e PD

Meta: Konsensusi shumë afër, në parlament deri në miratimin e reformës

Kryetari i parlamentit Ilir ka njoftuar miratimin e rendit të ditës për mbajtjen e seancës plenare për miratimin e Reformës Zgjedhore më 21 korrik. Zoti Meta doli në një konferencë shtypi dhe me tone solemne tha se kjo do të jetë seanca më e rëndësishme e këtij parlamentit. “Kjo është seanca më e rëndësishme e Kuvendit sespse do të na duhet të miratojmë me konsensus ndryshimet kushtetuese” tha zoti Meta. Ai paralajmëroi se ajo nuk do të mbyllet pa miratuar Reformën në Drejtësi. Zoti Meta ishte mjaftë optimist se negociatorët ishin drejt arritjes së konsensusit dhe se njoftimi mund të ishte çështje orësh.  “E ftoj tryezën pavarësisht nga lodhja e pambarimtë të vazhdojë punën” tha ai. Zoti Meta tha se gjithshka do të jetë transparente. “Deputetët të enjten në orën 10:00 dhe opinioni publik ka nevojë të njihen me përmbajtjen e diskutimeve dhe vendimmarrjen” drejtoi një ftesë publike ai.