KRYEFAQJA » LAJME » Meta : miratimi i reformës në drejtësi të bëhet në mënyrë konsensuale, gjithëpërfshirësë dhe të besueshme
Meta: Klasës politike shqiptare i mungon atdhedashuria

Meta : miratimi i reformës në drejtësi të bëhet në mënyrë konsensuale, gjithëpërfshirësë dhe të besueshme

LSI, partia e dytë e madhe në koalicionin qeveritar dhe e treta në parlamentin shqiptar, ka bërë thirrje që miratimi i reformës në drejtësi të bëhet në mënyrë konsensuale, gjithëpërfshirësë dhe të besueshme. “Lëvizja Socialiste për Integrim mbetet e bindur se konsensusi politik në Parlament për amendamentet kushtetuese është i domosdoshëm jo thjesht si çështje numrash, por si një bashkim vullneti politik të forcave parlamentare”, tha kreu i LS, Ilir Meta, njëherësh dhe kryetar i parlamentit shqiptar gjatë mbledhje së kryesisë së partisë të mërkurën.
Zoti Meta tha se “është koha e çeljes së dialogut politik parlamentar për të çuar para dhe konsoliduar procesin e reformës me qëllim arritjen e një dokumenti përfundimtar”. “Logjika e faktit të kryer për çëshje shumë të mëdha që shqetësojnë shumë qytetarët është e papranueshme” tha kreu i parlamentit. “Vendi është përballur edhe më parë me vendime të nxituara dhe jo transparente që kanë prodhuar efekte negative dhe kohëgjata, siç ishin dhe ndryshimet kushtetuese të 2008, pasojat e të cilave vazhdojnë të na shoqërojnë edhe sot dhe që kanë rënduar jo pak në përkeqësimin e situatës aktuale në përkeqësimin e situatës në vend” kujtoi ai përplasjet e ashpra mes PS e PD nga njëra anë dhe LSI e disa partive të vogla nga ana tjetër.
Duke ju përgjigjur akuzave të opozitës për tentativë të shumicës për të kapur sistemin e drejtësisë, Zoti Meta përjashtoi LSI-në si partia që synon të vërë nën kontroll institucionet e pavarura. Ai tha se LSI do bashkëpunonte me të gjithë ekspertët e deri tanishëm. “Është detyra jonë, si LSI dhe si mazhorancë, të krijojmë të gjithë hapësirën e nevojshme për opozitën, ashtu sikurse – e theksoj, siç kam bërë edhe më parë, – se është një detyrim i pashmangshëm i opozitës, të kontribuojë në këtë dialog me profesionalizëm dhe jo me populizëm” tha zotim Meta.