KRYEFAQJA » LAJME » Meta: Ndaj meje një operacion mafioz politik, mediatik dhe financiar
Meta gazetarëve: "Uroj të jepni lajme pozitive!"

Meta: Ndaj meje një operacion mafioz politik, mediatik dhe financiar

Kryetari i parlamentit shqiptar Ilir Meta hodhi poshtë akuzat e opozitës së për përfshirjen e tij në “Çështjen ÇEZ”, në kohën kur ishte anëtar i kabinetit i kryeministrit Berisha. “Ka rreth një muaj që po bëhemi dëshmitarë të një operacioni mafioz politik, mediatik dhe financiar për të më përfshirë me domosdo përmes një propaganda mashtruese e cila nuk mbështetet në asnjë fakt e në asnjë provë përmes financimit mafioz të emisioneve e gazetarëve që fabrikojnë të pavërteta, dhe kolegë të caktuar deputetë që bëhen zëdhënës të tyre. E gjitha bazohet mbi falsifikimin” tha zoti Meta gjatë seancës parlamentare të së enjtes. Ai akuzoi segmente të qeverisë Berisha se kanë favorizuar CEZ në dëm të KESH, duke e cilësuar një dëm katastrofik. Zoti Meta përsëriti se ishte i hapur për çdo hetim, edhe ndërkombëtar për këtë çështje.
Duke replikuar ish ministri i financave Ridvan Bode, akuzoi sërisht qeverinë Rama se i ka falur ÇEZ 600 milionë euro, duke u tërhequr nga arbitrazhi ndërkombëtar. Opozita me këtë rast po këmbëngul për miratimin në parlament të një ligji të posaçëm për një hetim ndërkombëtar të “Çështjes ÇEZ”. Kryeministri socialist Edi Rama tha se çështja është mbyllur me sukses, por ajo mund të hetohet nga prokuroria shqiptar.