KRYEFAQJA » LAJME » Meta ndërpret vizitën në SHBA
Meta: Të pakësohet numri i deputetëve dhe biznesmenëve në parlament

Meta ndërpret vizitën në SHBA

Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta, ndërpret vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për t’u kthyer në Shqipëri dhe për të sqaruar konfuzionin e krijuar ditëve të fundit që kanë për qëllim prishjen e konsensusit historik parlamentar të 21 korrikut për reformën në drejtësi. Lajmi është njoftuar nga zyra e shtypit e parlamentit, por nuk jep hollësi rreth arsyeve që e kanë shtyrë zotin Meta të ndërpresi vizitën. Një ditë më parë gjatë një interviste për seksionin shqip të “Zërit të Amerikës”, zoti Meta komentoi seancën e ndezur parlamentare të 25 korrikut. Sipas tij “Një votim i cili mund të quhet një konsensus patriotik që nuk duhet helmuar me reagime, deklarata si parlamenti i djeshëm”. Kreu i komisionit parlamentare të reformës, socialisti Fatmir Xhafa, shprehu keqardhjen pas këtij lajmi, ndërsa bërë përgjegjëse opozitën. Vizita e zotit Meta në SHBA u realizua pas një ftese për të marrë pjesë në konventën e demokratëve në Filadelfia, e cila emëroi zyrtarisht zonjë Klinton si kandidate për zgjedhjet presidenticale të nëntorit.