KRYEFAQJA » LAJME » Meta në “Der Haupstadt brief”: Shqipëria do të kujdeset për sigurinë e kufijve të saj të jashtëm
Meta në “Der Haupstadt brief”: Shqipëria do të kujdeset për sigurinë e kufijve të saj të jashtëm

Meta në “Der Haupstadt brief”: Shqipëria do të kujdeset për sigurinë e kufijve të saj të jashtëm

Kreu i parlamentt shqiptar Ilir Meta ka deklaruar se Shqipëria do të kujdeset për sigurinë e kufijve të saj të jashtëm. Deklaratë e tij zoti Meta e ka bërë gjatë një komenti për gazetën gjermane “Der Haupstadt brief” ku ka folur për mundësinë e përballjes së shqipërisë me fluksin e refugjatëve nga Greqia.”Në bashkëpunim me BE dhe me fqinjët tanë ne do të marrim masa parandaluese për të përballuar një situate të tillë të mundshme. Ndërkohë, Shqipëria do të veprojë në mënyrë proaktive për të shmangur një valë migratore të pakontrolluar. Ne po punojmë me partnerët tanë për të forcuar kapacitetet tona për kontrollin e kufijve. Por ne nuk do të ndërtojmë mure”citohet të ketë thënë Meta.
Kreu i parlamentit shqiptar, bashkëkryetari i koalicinit të majtë, ka deklaruar gjithashtu se Shqipëria po merr masa përkundrejt rrezikut real të depërtimit të personave terroristë në mesin e refugjatëve. “Ne po marrim masa ndërkohë për të forcuar kapacitetet për një regjistrim dhe verifikim sa më të plotë të personave që mund të hyjnë në vendin tonë” shprehet zoti Meta. Ai sugjeron se “Për këtë është e nevojshme që të kemi një shkëmbim më të mirë të informacioneve dhe bashkëpunim të agjencive ligjzbatuese, si dhe një mbështetje më të gjerë nga ana e BE-së. Çdo vend tranzit që preket nga valet migratore duhet të jetë në gjendje të verifikojë, se personat që paraqiten si azilante nga vendet e luftës janë vërtetë ata që pretendojnë të jenë. Ne duhet të jemi në gjendje të sigurohemi se këta persona nuk kanë lidhje me grupet terroriste dhe për këtë duhet një shkëmbim i shpejtë i të dhënave biometrike me vendet e BE-së” shprehet kreu i parlamentit shqiptar Ilir Meta për gazetën gjermane “Der Haupstadt brief”.