KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Meta në forumin e liderëve Botërorë dhe Konventën e Demokratëve në Filadelfia
Meta në forumin e liderëve Botërorë dhe Konventën e Demokratëve në Filadelfia

Meta në forumin e liderëve Botërorë dhe Konventën e Demokratëve në Filadelfia

Kryetari i kuvendit, Ilir Meta po merr pjesë në forumin e liderëve Botërorë dhe Konventën e Demokratëve në Filadelfia me ftesë të Institutit Demokratik Amerikan. Gjatë konventës ku pritet të zyrtarizohet Hilari Klinton si kandidate për Shtëpinë e Bardhë, kryeparlamentari Meta që shoqërohet nga shefi kabinetit zhvilloi takime të rëndësishme si me senatorë, ish sekretaren e shtetit Medlin Ollbrai dhe, raportuesin për Shqipërinë, në Pralamentin Europian, Knut Fleckenshtain. Në konventën e demokratëve po marrin pjesë edhe kreu selisë blu Lulzim Basha, dhe deputetët socialist Pandeli Majko dhe Olta Xhaçka.