KRYEFAQJA » LAJME » Meta në Kroaci: “Kriza e refugjatëve, kërkon zgjidhje evropiane”.
ilir meta ne kroaci, nisma adriatiko-joniane, kriza e refugjateve, probleme europiane

Meta në Kroaci: “Kriza e refugjatëve, kërkon zgjidhje evropiane”.

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, mori pjesë në Konferencen e Kryeparlamentareve të Iniciativës Adriatiko-Joniane në Split te Kroacisë. Ndërsa ka folur për krizën e refugjateve që ka përfshirë Evropën, kryetari i kuvendit Meta tha se Kriza e refugjateve është problem evropian, ndaj kërkon zgjidhje evropiane. Meta tha se Evropa nuk duhet të ngrejë mure dhe Shqipëria do bëjë pjesën e saj brenda mundësive në bashkëpunim me partnerët evropiane.

Kriza e rëndë e emigracionit, jo vetëm ka sfiduar sigurinë tonë sociale, por mbi të gjitha ka vënë në pikëpyetje vlefshmërinë e vlerave tona të përbashkëta europiane, veçanërisht atë të solidaritetit. Më lejoni të theksoj se Shqipëria dhe populli shqiptar mbeten besimtarë të vendosur të Europës, si një hapësirë e përbashkët vlerash, solidariteti dhe të drejtash. Kjo do të thotë që barrierat dhe muret nuk duhet të jenë mundësia e parë dhe e vetme që ne vendosim të aktivizojmë në kohë vështirësish dhe sfidash.”

Kryetar i kuvendit Meta theksoi se Bashkimi Europian nuk duhet ta humbasë vemendjen ndaj rajonit tonë. Avancimi i integrimit eshte garanci për sigurinë evropiane. Ai tha se Kriza kërkon koordinim evropian të strukturave të sigurisë dhe inteligjencës.

Trajtimi i përshtatshëm i krizës nga BE-ja kërkon më shumë përgjegjësi, më shumë solidaritet dhe angazhim të qartë për ta ndarë barrën. Kjo duhet shoqëruar dhe me një mbështetje më të përkushtuar ndaj Greqisë, përsa i përket kapaciteteve dhe Italisë, që tradicionalisht është e ekspozuar ndaj flukseve të emigracionit.”

Në konferencën e kryeparlamentareve në Kroaci moren pjesë kryetari i kuvendit te Shqipërisë, Kroacisë, Italisë, Greqisë, Sllovenisë, Malit të Zi dhe Bosnjes.