KRYEFAQJA » LAJME » Meta në Luksemburg, Kriza e refugjatëve kërkon zgjidhje konkrete
ilir-meta

Meta në Luksemburg, Kriza e refugjatëve kërkon zgjidhje konkrete

Në Luksemburg janë mbledhur kryetarët e parlamenteve të Bashkimit Evropian,dhe kreu i kuvendit Ilir Meta tha se Shqipëria do të kontribuojë për gjetjen e një zgjidhje të krizës së refugjatëve. Në konferencën e mbledhur për të diskutuar rreth krizës së refugjatëve zoti Meta u shpreh se, Shqipëria do të kontribuojë brenda kapaciteteve të saj dhe, sipas nevojës së partnereve evropianë. Ai theksoi se, jemi në kontakt të vazhdueshëm me fqinjët tanë, Italinë dhe Greqinë dhe sipas tij, kriza e refugjatëve ka nevojë për një strategji të mirëkoordinuar evropiane pasi , mos-koordinimi i lë vend pasigurisë dhe rrjeteve të trafikut dhe terrorizmit.

Qytetarët evropianë duhet të kenë besim tek BE dhe të qëndrojnë larg alternativave nacionaliste e ksenofobiste. Kriza e refugjatëve kërkon zgjidhje konkrete, të përgjegjshme dhe të qëndrueshme. -tha Meta gjatë punimeve të konferencës ku merr pjesë edhe Presidenti i Komisionit Evropian Zhan Klod Juncker.