KRYEFAQJA » LAJME » Meta në Luksemburg, Reforma në drejtësi do të miratohet shpejt
meta ne luksemburg

Meta në Luksemburg, Reforma në drejtësi do të miratohet shpejt

Ilir Meta shprehu bindjen se Reforma në drejtësi, do të marrë miratimin e saj sa më shpejt nga Parlamenti.

Nga luksemburgu ku po merr pjesë në sesionin e dytë të konferencës së kryetarëve të parlamenteve të vendeve të bashkimit evropian në Luksemburg me temë “Forcimi i Bashkimit Europian, Meta u shpreh se, hyrja e Shqipërisë në Bashkimin Evropian do të garantojë të gjitha parametrat e duhura për një shoqëri tërësisht demokratike dhe të zhvilluar.

Një Bashkim Europian i fortë kërkon një integrim dhe bashkëpunim më të madh dhe më të fuqishëm mes të gjitha shteteve anëtare, si dhe një shtytje përfundimtare drejt përfundimit të projektit europian në ato zona që ende nuk janë integruar, të tilla si Ballkani Perëndimor u shpreh Z.Meta.

Persa i takon zhvillimeve në shqipëri dhe çështjen e reformës në drejtësi, kryetari i kuvendit shprehu bindjen në miratimin e saj sa me shpejt nga Parlamenti.

Meta që shoqërohej në këtë aktivitet nga kryetarja e komisionit parlamentar të jashtëm Arta Dade zhvilloi takime të veçanta me homologë të vendeve të tjera.