KRYEFAQJA » LAJME » Meta në SHBA, në vemendje Reforma në Drejtësi
Meta në SHBA, në vemendje Reforma në Drejtësi

Meta në SHBA, në vemendje Reforma në Drejtësi

Kryetari parlamentit Ilir Meta ka marrë mbështetjen e SHBA-se ndaj Shqipërisë, në vizitën që po zhvillon në Amerikë. Zoti Meta u prit nga Kryetari Komisionit të Ligjeve dhe Procedurave Pete Sessions dhe Kryetari e Komisionit për Sigurinë Kombëtare Michael McCaul, të cilët kanë vlerësuar përpjekjet e vendit tonë në konsolidimin e shtetit të së drejtës.
Kongresmenët shprehën interesin e SHBA për avancimin e Reformës në Drejtësi. Zoti Meta i garantoi se po bëhen të gjitha përpjekjet që reforma në drejtësi të realizohet me sukses, duke e cilësuar atë kyçe për të ardhmen e vendit. Kreu i parlamentit shqiptar i njohur kongresmenët edhe me angazhimin e Shqipërisë në përballimin e krizës së refugjatëve dhe luftën kundër terrorizmit. Senatoret Session dhe McCaul vlerësuan rolin e Shqipërisë si një vend aleat, duke garantuar mbeshtetje të vazhdueshme.