KRYEFAQJA » LAJME » Meta në SHBA

Meta në SHBA

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta po vazhdon takimet intensive në Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Ai u prit nga kryetari i Komisionit te Ligjeve dhe procedurave, kongresmenin Pette Sessions. Zoti Meta ka kërkuar të rritet bashkëpunimi mes Kongresit Amerikan dhe Parlamentit shqiptar. Gjate takimit u diskutua për reformën në drejtësi dhe forcimin e shtetit ligjor.
Në vijim të takimeve, kreu i Kuvendit takoi kryetarin e Nënkomitetit për Evropën në Kongresin e SHBA, Dana Rohrabacher. Ata diskutuan për situatën në rajon, rrezikun e terrorizmit global dhe situaten në Siri. Rohrabacher tha se Shqipëria është aleat i rëndësishëm për SHBA.
Me heret Kryetari kuvendit Ilir Meta  u prit në një takim të veçantë nga kreu i komisionit të politikës së jashtme, kongresmeni Ed Rois si dhe kongresmeni Eliot Engel.  Bashkëbiseduesit  të cilët vlerësuan rolin e Shqipërisë si faktor paqeje dhe stabiliteti,  ndërsa përshëndetën edhe nënshkrimin së fundi të Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asocim të Kosovës me Bashkimin Europian.