KRYEFAQJA » LAJME » Meta nis vizitën në Londër
Meta nis vizitën në Londër

Meta nis vizitën në Londër

Kryetari i Kuvendit, zoti Ilir Meta, nisi të hënën një vizitë zyrtare  në Mbretërinë e Bashkuar. Në takim me zëvendës Kryetarin e Dhomës së Ulët z. Lindsay Hoyle,  Kryetari i Kuvendit  Ilir Meta nënvizoi  rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe, veçanërisht pas referendumit britanik mbi anëtarësinë e vendit në BE. Në këtë kontes kreu i parlamentit shqiptar vlerësoi se krijimi i Grupit të Miqësisë me Shqipërinë në Parlamentin Britanik do të ishte kontribut i çmuar për forcimin e marrëdhënieve. Gjatë mbrëmjes së parë, Presidenti i Grupit Britanik të Unionit Ndërparlamentar, deputeti  Nigel Evans organizoi edhe një pritje të veçantë për nder të Kryetarit të Kuvendit dhe delegacionit shqiptar. Zoti Meta në fjalën e tij theksoi se dy Parlamentet kanë shumë punë për të bërë, edhe në nxitjen e qeverive respektive për të punuar më ngushtë veçanërisht në fushen e sigurisë  në rajonin e Evropës Juglindore.