KRYEFAQJA » LAJME » Meta, paketa kushtetuese për reformën në drejtësi do të miratohet sa më shpejt

Meta, paketa kushtetuese për reformën në drejtësi do të miratohet sa më shpejt

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka deklaruar se paketa kushtetuese për reformën në drejtësi do të miratohet sa më shpejt. Edhe një herë përsëriti angazhimin dhe vendosmërinë e Lëvizjes Socialiste për Integrim për miratimin e saj me konsensus. Kreu i Kuvendit ka folur edhe për mbledhjen e parë të Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi, duke deklaruar se ka dakordësi mes palëve për 90 përqind të paketës. Deklaratat e kreut te Kuvendit janë bërë pas takimit me anëtarin e Komisionit të Mbrojtjes në Bundestag, Florian Hahn, nga i cili ka marrë vlerësim e mbështetje për të gjitha reformat që po kryen qeveria.