KRYEFAQJA » LAJME » Meta për ndërmjetësim në Prishtinë
Meta gazetarëve: "Uroj të jepni lajme pozitive!"

Meta për ndërmjetësim në Prishtinë

Kryetari i parlamentit shqiptar Ilir Meta gjendet në Prishtinë, në një tentativë për të vendosur dialogun mes qeverisë dhe opozitës, dialog i cili synon të zgjidhi situatën e tensionuar politike që prej me shumë se katër muaj po mban të mërthyer Kosovën. Ai është takuar me kryetari i parlamentit Veseli, kreret e opozitës Ymeri, Haradinaj dhe Limaj, si dhe presidenten Jahjaga. Pas këtyre takimeve ka doza opozimizmi se dialogu mund të nisi. Vetë zoti Meta është shprehur se “Vë re me kënaqësi që rrugët e dialogut mbeten të hapura dhe të pa shteruara. Dhe ka dëshirë dhe ka vullnet për të ecur drejt kapërcimit të këtij momenti delikat të funksionimit të institucioneve, me qëllim që të shënohet një progres për të gjitha ato çështje të debatuara deri tani dhe tanimë të njohura. Kështu që, unë besoj se politikanët e Kosovës i kanë të gjitha mundësitë dhe kanë vullnetin që përmes një procesi reflektues të rivendosin një dialog të qëndrueshëm që do t’i shërbejë shumë Kosovës dhe të ardhmes së saj evropiane” tha Meta.

Në mesin e javës që lamë pas, në Prishtinë qëndroi edhe sekretari amerikan i shtetit Xhon Kerri. Ai shprehu mbështetjen e hapur për hapat e hedhura nga qeveria dhe vecanërisht marrëveshjet e arritura me Serbinë, marrëveshje që kundërshtohen ashpër nga partitë opozitare Vetevendjosja, AKK dhe Nisma. Vetëvendosja nga ana e saj  akuzoi qeverinë se po spekulonte me mbështetjen amerikane. Të tre partitë ju përgjigjën negativisht një ftese të kryeministrit Mustafa për të nisur dialogun, por ky i fundit sërisht tha se mundësitë nuk janë shterur.

Në një tjetër zhvillim, ish kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti, i cili është dhe kundërtshtari më i ashpër i qeverisë, të premten u la në burg për 30 ditë. Ai u arrestua dhe akuzohet nga ana e prokurorisë, për tri vepra penale: përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm, pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare , si dhe shkaktim i rrezikut të përgjithshëm. Kurti incioi disa sulme me gazlotsjellës në parlamentin e Kosovës, veprime që u dënuan nga ndërkombëtarët.