KRYEFAQJA » LAJME » Meta për Reformën në Drejtësi : “Të bëjmë që kjo reformë të ketë një zbatim sa më të suksesshëm”
Meta: Të pakësohet numri i deputetëve dhe biznesmenëve në parlament

Meta për Reformën në Drejtësi : “Të bëjmë që kjo reformë të ketë një zbatim sa më të suksesshëm”

Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Tiranë, i cili në këtë edicion ka në vemendje të drejtat e njeriut, është shfrytëzuar nga politika për të përcjellë mesazhin e nevojës së avancimit në zbatimin e Reformës në Drejtësi. Ka qenë zoti Ilir Meta, i cili në ambjentet e parlamentit duke përuruar çeljen e festivalit, tha “Të bëjmë që kjo reformë të ketë një zbatim sa më të suksesshëm”. Duke e cilësuar Festivalin Ndërkombëtar të Filmit për të drejtat e njeriut një ngjarje shumë të veçantë, zoti Meta tha “ta kthejmë Parlamentin në një platformë diskutimi për një reformë dhe një shoqëri ku dinjiteti njerëzor të jetë mbi çdo gjë tjetër”. Ditët e fundit ndaj politikës shqitare janë shtuar presionet për nisjen e zbatimit të Reformës në Drejtësi, si një kush për nisjen e negociatave  për anëtarësimin në BE.