KRYEFAQJA » LAJME » Meta përcjell ambasadorin e OSBE-së Florian Raunig
Meta në takimin e lamtumirës me  Ambasadorin Florian Raunig

Meta përcjell ambasadorin e OSBE-së Florian Raunig

Prezenca e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë ka kontribuar ndjeshëm në vend, tha kryeparlamentari Ilir Meta në takimin e lamtumirës që zhvilloi me kreun e kësaj prezence Ambasadorin Florian Raunig. Duke i shprehur Ambasadorit Raunig mirënjohjen e thellë të kuvendit për bashkëpunimin dhe kontributin e OSBE-së si dhe, për rolin e tij gjatë të gjithë viteve të shërbimit diplomatik në vendin tonë, zoti Meta e siguroi atë se dyert e Shqipërisë mbeten gjithnjë të hapura për miqtë e vjetër. Ndërkaq, kreu i kuvendit priti në nje tjetër takim zëvëndës-sekretarin e përgjithshëm i NATO-s Aleksandër Vershbou i cili ndësa vlerësoi organizimin e Asamblesë Parlamentare nga kuvendi , theksoi se Aelanca Atlantikut Verior vlerëson kontributin e vendit tonë në të gjitha operacionet. Dy zyrtarët ndanë bindjen se, çështjet e komplikuara gjeo-politike të këtij shekulli na detyrojnë që të forcojmë koordinimin mes anëtarëve, në shërbim të një vizioni sa më të qartë për të ardhmen trans-atlantike dhe, për përqasjen ndaj rajoneve në kufijtë e Aleancës.