KRYEFAQJA » LAJME » Meta përsërit: LSI do të mbështesë ngritjen e BKH
Meta përsërit: LSI do të mbështesë ngritjen e BKH

Meta përsërit: LSI do të mbështesë ngritjen e BKH

Kreu i parlamentit dhe LSI Ilir Meta, ka përsëritur vendosmërinë për të mbështetur projektligjin për krijimin e BKH, ndërsa ka hedhur më shumë dritë rreth përpjekjeve maxhorancë-opozitë për të gjetur gjuhën e përbashkët. Në konferencën e përbashkët me homologun slloven Milan Brglez, i cili po viziton Tiranën, zoti Meta tha se LSI do të mbështesë çdo institucion që synon të luftojë korrupsionin dhe krimin e organizuar në këtë vend, duke shtuar se nuk shikonte asnjë problem lidhur me Byronë Kombëtare të Hetimit. “Ne mbështesim çdo institucion që synon të luftojë korrupsion dhe krimin e organizuar në këtë vend. Ka qenë një lajm i shkëlqyer që PD është dakordësuar me këtë çështje dhe ky është një lajm shumë i mirë. Ministrja e shtetit, Ermonela Felaj dje bëri një konferencë për shtyp ku deklaroi se gjithçka ka qenë e dakordësuar. Tani besoj dhe shpresoj të ketë mbërritur në kuvend dhe të fillojmë menjëherë procedurat” tha zoti Meta. Kreu i LSI tha se partia e tij, partia e dytë e madhe e kolaicionit qeveritar, “do të votojë çdo reformë që Iishërben transparencës luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”.
Deklarata e zoti Meta vjen, pas asaj të kreut të PD Lulzim Basha, cili të enjten në mëngjes, tha se varianti për krijimin e BKH që është publikuar, nuk është ai dakordësuar me ndërmjetësimin e partnerëve amerikanëve dhe Komisionin e Venecias.