KRYEFAQJA » LAJME » Meta pret Ahmetin: Forcim të bashkëpunimit Tiranë-Prishtinë
meta4-620x398

Meta pret Ahmetin: Forcim të bashkëpunimit Tiranë-Prishtinë

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta priti sot Kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, me të cilin bisedoi rreth bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Kosovës në nivel vendor si dhe mbi zhvillimet e fundit në rajon. Meta shprehu mbështetjen e tij për intensifikimin e marrëdhënieve dypalëshe në nivel vendor, duke u ndalur tek rëndësia e forcimit të bashkëpunimit mes Bashkisë së Tiranës dhe Komunës së Prishtinës. Kreu i Kuvendit u shpreh në përfundim të takimit se Shqipëria mbështet progresin social dhe ekonomik, si dhe forcimin e jetës institucionale e demokratike të Kosovës, duke nënvizuar rëndësinë e një klime sa më bashkëpunuese e konstruktive politike në interes të mirëqenies së qytetarëve dhe të integrimit euroatlantik të vendit.