KRYEFAQJA » LAJME » Meta pret Lu
Meta pret Lu

Meta pret Lu

Kryetari i parlamentit shqiptar Ilir Meta ka pritur në një takim ambasadorin amerikan në Tiranë Donald Lu. Takimi ka zgjatur tre orë dhe në përfundim ambasadori Lu nuk u prononcua për mediat. Ende nuk ka njoftime, por mendohet se në fokus të takimit të ketë qënë ecuria e procesit të reformës në drejtësi.
Një ditë më parë, Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, gjatë një interviste për BIRN tha se Shqipëria ka normën më të ulët të ndjekjes penale të krimeve të rënda në Europë dhe se kjo duhet të shtohet në mënyrë që të ketë llogaridhënie nga politikanët dhe të përmirësohet ekonomia. Ai shprehu besimin se reforma në drejtësi do ta ndreqë këtë problem përmes krijimit të një mekanizmi për të shqyrtuar dhe hequr korrupsionin dhe gjyqtarët e prokurorët e paaftë.